Agjencia Zhurnal.mk.

Takim joformal i Grupit parlamentar ndërpartiak për mbështetjen e romëve

Shkup, 18 korrik – Anëtarët e Grupit parlamentar ndërpartiak për mbështetjen e romëve sot mbajtën takim pune në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç informon Pres shërbimi i Kuvendit, në takimin konsultativ – joformal, koordinatorja e GPNP-së – Latife Shikovska propozoi në emër të sektorit civil që çdo të enjte të fundit të muajit anëtarët e GPNP-së të mund të bëjnë pyetje deputetësh lidhur me nevojat e romëve..

Në këtë drejtim, Shikovska tha se çështjet nga sfera e arsimit, shëndetësisë, punësimit, diskriminimit dhe sfidave tjera me të cilat ballafaqohen romët në vend, do të bëhen më të dukshme në publik.

Anëtarët e GPNP-së e pranuan propozimin e Shikovskës edhe për organizimin e takimit me shoqërinë civile, sepse, siç theksuan, do të njihen nga afër me pasqyrën reale të nevojave të romëve.

Disa nga anëtarët e GPNP-së propozuan që të veprohet edhe në nivel vendor, përkatësisht bashkësitë lokale nëpërmjet letrës t’i informojnë për interesat e bashkësisë rome në komunën e caktuar.

Shikovska theksoi se ideja është e pranueshme edhe për Institutin Nacional Demokratik, i cili vazhdimisht i jep mbështetje Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Me ftesë të Vjosa Osmanit, kryeministri Xhaferi javën e ardhshme për vizitë në Prishtinë

Xh M

Qarkullimi po zhvillohet pa probleme

Xh M

Deri në fillim të javës tjetër mot me diell, nga e marta priten reshje shiu

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy