Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i Xhaferit me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla

Shkup, 11 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, me ç ‘rast sipas agjendës së parashikuar u takua me homologen e tij, kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ky është takimi i dytë bilateral i dy kryetarëve pas atij në Athinë, që është provë e pamohueshme se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika fqinje e Shqipërisë janë dy vende me marrëdhënie të sinqerta, intensive dhe miqësore, pa çështje të hapura mes veti.

“Fakti që jemi dy shtete fqinje që janë në rrugëtimin e njëjtë të procesit të eurointegrimeve, por edhe në pritjen e njëjtë të fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, që do të shënojë edhe fillimin formal të hapjes së negociatave për anëtarësimin e plotfuqishëm në familjen evropiane, është edhe një motiv dhe nxitës i fuqishëm për dinamizimin dhe përforcimin e bashkëpunimit edhe më të ngushtë mes nesh”, thuhet në kumtesë.

Siç theksohet në kumtesën e Pres shërbimit të Kuvendit, të dy bashkëbiseduesit konstatuan bashkërisht kanë shumë çka të mësojnë prej njëri- tjetrit dhe shumë siç shtohet “çka të ndajnë si përvojë prej njëri -tjetrit si vende dhe institucione”.

“Spektri i bashkëpunimit është i gjerë duke nisur prej atij ndër-parlamentar, në nivelin e kryetarëve, trupave punues dhe Grupeve Parlamentare të Bashkëpunimit, por edhe në nivelin ndër-qeveritar, kulturor, arsimor, shëndetësor dhe atij më tërheqësit për qytetarët e të dy vendeve, gjegjësisht, bashkëpunimit turistik. Natyrisht, ndërlidhja e mirë infrastrukturore është imperativ për zhvillimin e përshpejtuar të këtij bashkëpunimi dhe lidhjet e fuqishme kombëtare janë gjithsesi ura më e mirë e lehtësimit të këtij bashkëpunimi”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Këto janë të gjitha skuadrat që siguruan kalimin në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës

Redaksia

Statistikat/ Ja rënditja e vendeve të Ballkanit për çmimin e energjisë elektrike

Xh M

Arrestohet një 80 vjeçar në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More