Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i prokurores Ruskovska me ambasadorin e BE-së Gir

Shkup, 25 nëntor – Funksionimi i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ekipimi i tij kadrovik, si dhe planet e ardhshme në lidhje me zhvendosjen në hapësirat e reja, ishte temë e bisedës në takim me prokuroren Villma Ruskovska dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian , të udhëhequr nga ambasadori Dejvid Gir.

 

Takimi i njëorësh që u mbajt dje në hapësirat e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, siç thuhet në kumtesën nga Prokuroria, ishte nga karakteri protokollar.

“Duke theksuar kënaqësinë nga puna e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ambasadori Gir ofron mbështetje nga Bashkimi Evropian edhe për punë më efikase dhe efektive të kësaj Prokurorie”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Shpresë e re për fillim të negociatave pasi sot Sllovenia mer presidencën me BE-në

Z H

Osmani dhe Morton nesër do të mbajnë takimin e parë të Këshillit për Partneritet, Tregti dhe Bashkëpunim midis MV dhe MB

D V

Hapet Qendra për Ndihmë të Parë Psikologjike dhe Mbështetje Psikosociale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More