Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i presidentit Pendarovski me presidentin kroat Milanoviq

Shkup, 22 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili është për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e pjesëmarrjes në takimin joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni, që mbahet në Shkup.

Në takim, siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe multilateral, për perspektivat evropiane të vendit tonë dhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drejtim, u shkëmbyen informacione për çështjet e sigurisë në një kontekst më të gjerë, si dhe për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës dhe aktivitetet në rajon.

Të dy bashkëbiseduesit e konfirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e miqësisë tradicionale dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv në kuadër të NATO-s.

Presidenti Pendarovski falënderoi Kroacinë për mbështetjen parimore për integrimet evropiane të Maqedonisë.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky