Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i përfaqësuesve të këshillave lokalë ekonomiko-social dhe Këshillit nacional ekonomiko-social

Shkup, 27 dhjetor – Në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) spt u mbajt takim mes përfaqësuesve të këshillave lokalë ekonomiko-social dhe të Këshillit nacional ekonomiko-social.

 

Në takim, siç kumtuan nga LSM-ja, krahas të tjerëve morën pjesë Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit e cila njëherësh është edhe kryetare e BNJLV-së, Darko Dimovski, kryetar i LSM-së dhe zëvendëskryetar i  KES, Natasha Meçkarovska Simjanoska, koordinatore e projektit “Përforcimi i dialogut social”, kryetarët  të KLES dhe sekretar të komunave ku ka themeluar këshilla lokalë ekonomiko – social.

Dimovski theksoi se përforcimi i pozicionit të Këshillit nacional ekonomiko-social dhe këshillave lokalë ekonomiko-social në shtet, mundëson që partnerët socialë me vërejtjet, propozimet, mendimet dhe pjesëmarrjen e  tyre në debatet e komisioneve, të japin kontributin e tyre në hartimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve dhe përshtatjen e tyre ndaj rregulloreve evropiane, që ndikon në formësimin e legjislacionit ligjor të punës në shtet dhe krijimin e të gjitha politikave dhe strategjive nacionale dhe lokale.

Kryetarja Arsovska theksoi se përforcimi i rolit të këshillave lokalë ekonomiko-social duhet të kërkohet përmes kornizave dhe zgjidhjeve ligjore për funksionimin e të njëjtave me çfarë do të mundësohet që KLES të jenë funksionalë përmes implementimit të aktiviteteve përkatëse me lidhje eventuale me rajonet planore me çfarë do të mundësohet edhe funksionim më i madh i vetë këshillave lokalë ekonomiko-social.

Meçkarovska Simjanoska, koordinatore e projektit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) theksoi se baza për dialog social efektiv dhe efikas në nivel lokal tashmë është vendosur, përmes projekteve të ONP. Përparimi i dialogut social dhe Përforcimi i dialogut social, të financuara nga Bashkimi Evropian (BE), dhe duhet të përmirësohet. 

Related posts

Xhaferi: Qeveria votohet në mesin e muajit janar

Redaksia

Në Rosoman deri në ora 13 jehona është 35,55 për qind

D V

Qendra e Gjuhëve te Huaja- Shkup ofron kurse online për gjuhë të huaja

V.E.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More