Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i Pendarovskit me pjesëmarrësit në konferencën “Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor”

Shkup, 6 tetor – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski i priti pjesëmarrësit e konferencës në nivel të lartë “Agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, që në organizim të institutit Aspen nga Gjermania mbahet në Shkup.

 

Në takim presidenti Pendarovski ishte njoftuar me programin dhe qëllimet e konferencës, e drejtuar që të ofrojë platformë për pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor, Gjermania, BE-ja, SHBA-ja, si dhe organizata ndërkombëtare dhe rajonale që të bisedojnë për potencialet e agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftuan sot nga Kabineti i Pendarovskit, duke e përshëndetur mbajtjen e konferencës, ai ka theksuar se në kohën kur përballemi me krizën energjetike dhe turbulenca ekonomike, nuk guxojmë ta harrojmë agjendën e gjelbër.

Shefi i shtetit Pendarovski ka vlerësuar se konferenca është mundësi e mirë për diskutim dhe identifikim të sfidave dhe potencialeve kryesore të bashkëpunimit rajonal, si faktor i rajonit stabil dhe të prosperuar, dhe nevojës për avancim të saj të vazhdueshëm. Aspekt i rëndësishëm në atë kontekst, sipas presidentit, është perspektiva për integrim të rajonit në Bashkimin Evropian

Related posts

Taksitë në Shkup do mund t’i ndryshojnë çmimet në tre tarifa

Xh M

“NIELSEN-PIKASA” tregon çelësin e suksesit të PDK-së në zgjedhjet lokale në Kosovë

Redaksia

Fermerët të aplikojnë për tokë bujqësore deri më 21 Korrik

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More