Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i parë Osmani- Gerapetritis: Greqia me përkrahje për integrim të përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut në BE

Athinë, 12 korrik – Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s në Vilnus, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi takim me homologun e tij nga Greqia, Jorgos Gerapetritis.

Në fokus të takimit të parë ndërmjet dy ministrave ishin marrëdhëniet bilaterale dhe perspektiva e forcimit të bashkëpunimit sektorial të dy shteteve dhe partnerëve fqinjë. Në këtë kontekst u veçua bashkëpunimi në lidhje me energjinë dhe gazin.

Për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor u theksua mbështetja dhe qëndrimet e qarta të Athinës zyrtare në këtë drejtim.

“Greqia vazhdon të jetë partnere e fuqishme e vendit tonë dhe e rajonit në përpjekjet për përfundimin sa më të shpejtë dhe të suksesshëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, për çka i kam përcjellë mirënjohjen tonë”, tha Osmani në takim.

Duke theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës për dinamikën e përgjithshme të marrëdhënieve, nevojën për angazhim shtesë të përbashkët për përmbushjen e asaj që është dakorduar nga Plani aksionar për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit, si dhe për përpjekjet e bëra për ratifikimin e dokumenteve të mbetura të nënshkruara ndërmjet dy shteteve.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy