Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i Osmanit me të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, Davidoju

Shkup, 21 mars – Negociatat e filluara të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, procesi i reformave dhe mbështetja e vazhdueshme politike dhe teknike të Rumanisë në këtë kontekst, ishin në fokus të bisedimeve të takimit të sotëm mes ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Adrian Davidoiu, i cili ndodhet për vizitë pune në vendin tonë.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, është bërë një rishikim edhe për ndryshimet e planifikuara kushtetuese, të cilat do t’i forcojnë më tej kapacitetet demokratike të shtetit dhe shoqërisë sonë.

Osmani e përshëndeti vendimin për emërimin e një përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor, si shprehje e interesimit të Rumanisë për proceset e përgjithshme në rajon, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për sfidat e kryesimit të OSBE-së dhe u prezantuan aktivitetet e deritanishme gjatë kryesimit tonë me Organizatën në vitin 2023. U diskutua edhe për kryesimin e ShBA-Karta e Adriatikut, si dhe përgatitjet për kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore, i cili fillon në korrik.

Në takimin e fundit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, u theksua se gjetja e një zgjidhjeje për çështjet e hapura është thelbësore për të gjithë rajonin, ndërsa vendimi për mbajtjen e bisedimeve në Ohër paraqet njohje të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Nevzat Bejta nga Grupi i Zjarrit: Nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit

Redaksia

Visar Ganiu: Bujar, ti me shok po bëni anarki duke shkelur statutin e BDI-së!

Redaksia

Bullizmi në shkolla, fenomen shqetësues

Redaksia