Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i ministrit Spasovski me përfaqësuesen e UNHCR-së, Sandri

Shkup, 15 tetor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bashkë me sekretaren shtetërore në MPB, Magdalena Nestorvska sot kanë realizuar takim me përfaqësuesen e UNHCR-së në vend, Monika Sandri dhe zëvendësen Krisitina Bunea.

Gjendja me refugjatët, bashkëpunimi i ndërsjellë lidhur me menaxhimin e sistemit të azilit, azhurnimi i modelit të azilit nga baza e të dhënave të të huajve, rritja e kapacitetit për mbrojtje të kërkuesve të azilit dhe personat nën mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë temat në të cilat kanë diskutuar në takimin në MPB.

“Në takim janë shkëmbyer mendime lidhur me mundësitë për përcaktimin e numrit amë të personave- kërkues të të drejtës së azilit, ngritjes në nivel edhe më të lartë të programit vjetor për bashkëpunim mes MPB-së dhe UNHCR-së, ndërsa është shqyrtuar edhe mundësia e forcimit të mbështetjes nga ana e UNHCR-së dhe MPB-së dhe formalizimit të saj”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Përfaqësuesja e UNHCR-së Sandri në kontekst të pandemisë globale është falënderuar për përpjekjet e MPB-së siç ka bërë lidhur me këtë edhe komisari i lartë për refugjatë Filipo Grandi në Sesionin e mbajtur të 72-të të Komitetit ekzekutiv të UNHCR-së, theksohet në kumtesën mbi përpjekjet dhe suksesin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ruajë shëndetin edhe të kërkuesve të azilit dhe të personelit vetanak.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy