Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i kryetarit të Kuvendit Xhaferi me ambasadorin e ri të Australisë Emeri

Shkup, 14 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Daniel Xhozef Emeri.

Siç kumtojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, duke i uruar mirëseardhje, Kryetari Xhaferi shprehu shpresë se bashkëpunimi i ndërsjellë, i cili për shkak të pandemisë nuk mund të realizohet me takime me prezencë fizike të përfaqësuesve të të dy shteteve, në të ardhme do të fillojë të shënojë intensitet. Njëherazi, e informoi ambasadorin për interesin e deputetëve nga Kuvendi për realizimin e një bashkëpunimi më të ngushtë me kolegët e tyre australian, të shprehur përmes formimit të vazhdueshëm të grupeve parlamentare të bashkëpunimit në çdo legjislaturë, me pritje se përsëri do të formohet rrjeti i veçantë i bashkëpunimit me vendin tonë në parlamentin e tyre, siç ka qenë në të kaluarën, duke e pasur parasysh faktin që për momentin vendi është në rrjetin e bashkëpunimit me vendet e Evropës Juglindore.

Ambasadori Emeri falënderoi për mundësinë e realizimit të takimit, duke i vlerësuar raportet e ndërsjella si të afërta, të ngrohta dhe miqësore, me një element të rëndësishëm të diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimit ndërparlamentar. Ai e shprehu mbështetjen e plotë australiane për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut – anëtarësimin aktual në NATO dhe progresin e arritur për marrjen e datës për negociata për anëtarësim në BE, me pritje se pengesat aktuale së shpejti do të tejkalohen. Rolin e Kuvendit dhe deputetëve gjatë negocimit për anëtarësim në BE e vlerësoi si kryesor, sidomos për shkak të vëllimit të legjislacionit të kërkuar që duhet të kalojë nëpër procedurën parlamentare gjatë këtij procesi.

Siç kumtojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, të dy bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi ka potencial për një vëllim më të madh në sferën e mbrojtjes, turizmit dhe arsimit dhe e përshëndetën bashkëpunimin e deritanishëm në suazat e organizatave ndërkombëtare. Njëherazi, u pajtuan se diaspora, si një nga më të shumtat në shtet, mund të shërbejë si urë e ndërlidhjes së përforcuar ndërmjet dy vendeve.

Related posts

Rezultate befasuese në ndeshjet e zhvilluara sot në Ligën e Dytë

Redaksia

MF: Përmirësojmë efikasitetin energjetik në objektet shëndetësore dhe objektet që janë nën kompetencat e komunave

D V

Kutirov: Filloi zbatimi i deklaracioneve të gjelbra doganore, doganimi përfundon për një orë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More