Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i kryetarit të Kuvendit, Xhaferi me ambasadoren e Norvegjisë, Melsom

Shkup, 14 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim protokollar me SH.S. Kristin Melsom, ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, përgjegjëse për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Beograd. Duke shprehur kënaqësi që takimi realizohet në kohë kur të dyja shtetet shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Kryetari Xhaferi theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë janë përforcuar në mënyrë të përhershme përmes aleancës në NATO dhe me këtë rast e përshëndeti pjesëmarrjen e përbashkët në rajonin e Baltikut. Po ashtu, theksoi se Maqedonia e Veriut, sidomos e çmon faktin që Norvegjia, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, për shkak të ndërlidhjes së vet të ngushtë me Unionin, i mbështet fuqishëm aspiratat evropiane të shtetit.

Më tej, Kryetari i Kuvendit informoi për gjendjen aktuale politike në shtet, për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, për finalizimin e skriningut të legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së, si edhe për procesin e ndryshimeve kushtetuese. Theksoi edhe se në Kuvend në të gjitha përbërjet formohet Grupi Parlamentar i Bashkëpunimit me Mbretërinë e Norvegjisë, që e shfaq gatishmërinë për vendosjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit më të afërm parlamentar.

Ambasadorja Melsom theksoi se pas kësaj vizite të saj të dytë në vend, pas dorëzimit të letrave të akreditimit, planifikon që gjatë vizitës së saj të serishme të shpejtë ti intensifikojë kontaktet me institucionet, duke nënvizuar se mbajtja e zgjedhjeve nuk është pengesë për bashkëpunim të thellë bilateral. Ajo potencoi se Norvegjia mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë eksperte në këtë drejtim, a nënvizoi edhe se anëtarësimi i vendit në NATO paraqet vlerë të shtuar për sigurinë e përgjithshme. Ajo e shfrytëzoi rastin të lëvdojë kryesimin e vendit me Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, me theks në organizimin e suksesshëm të Këshillit ministror që u mbajt në Shkup në fund të muajit nëntor dhe vendimet që u morën.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy