Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i kompanive maqedonase dhe greke – mundësi investimi edhe gjatë kohës së krizës

Shkup, 21 mars – Tridhjetë kompani të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë sot në Shkup janë duke biseduar për mundësitë e investimit dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit. Bëhet fjalë për misionin e parë tregtar që e organizojnë Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut dhe Oda Ekonomike Amerikano-Greke.

Sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ajo për të cilën ka nevojë rajoni, veçanërisht në kushte të krizës, është prosperiteti ekonomik me zinxhirë të zhvilluar të vlerave të integruar në Bashkimin Evropian. Edhe në periudhë të krizës, thotë Bytyqi, shihen mundësi.

“Ne, vitin 2021 e përfunduam me 520 milionë euro që është dukshëm më shumë se në vitin 2020 dhe afro me vitin 2019 kur i kishim thuajse 640 milionë euro. Kjo do të thotë se afaristët, që sot janë këtu, i shohin mundësitë. Qeveria është këtu për ta trasuar rrugën dhe jo t’i mbajë mbi kurriz afaristët. Ata vetë do ta gjejnë rrugën drejt suksesit dhe drejt bashkëpunimit të ndërsjellë që duhet ta bëjnë. Në këtë moment është e rëndësishme të shihet se cilat janë mundësitë dhe se si bashkërisht si aktorë rajonalë do të mund ta tejkalojmë krizën që ndodhi për shkak të konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë”, deklaroi Bytyqi.

Thotë se kriza do të ketë pasoja negative mbi ekonominë vendore, por shton se ajo është stabile dhe do të rritet që është sinjal i qartë për investitorët të cilët dëshirojnë ta lënë kapitalin e tyre në shtet.

Ajo që është e rëndësishme, sipas Bytyqit, është edhe ajo që tashmë janë nënshkruar dy prej katër marrëveshjeve për t’iu bashkuar vendit në projektin Aleksandropulos me çka do të bëhet devirsifikimi i energjensave, gjegjësisht vendi nuk do të jetë i varur në aspektin energjetik vetëm nga Rusia gjatë përçimit të gazit natyror.

“Ne jemi një prej vendeve të pakta në botë ku 100 për qind burim të gazit e kemi Rusinë. Për fat të keq, viteve të kaluara edhe krahas angazhimeve tona për diversifikimin e këtij energjensi, dikush deshi të thotë se diversifikimi i duhet vendit tonë. Kyçja jonë drejt Aleksandropulosit për 15 vitet e ardhshme është përgjigje drejt burimit të njëanshëm dhe vetëm një burimi të energjensit për vendin tonë. Nuk mund të keni ekonomi e cila do të ketë mundësi për zhvillim, nëse e ka vetëm një burim të energjensit”, tha Bytyqi.

Sipas ambasadore amerikane në vend, Kejt Meri Bërnz, rajoni ka mundësi për bashkëpunim prej të cilave përfitim do të kenë qytetarët.

“Ideja për takim e Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikano-Greke është diçka në të cilën jam duke punuar disa vite me radhë dhe jam e kënaqur që jam këtu për të folur për mundësitë e jashtëzakonshme që i ka ky rajon, për atë se si këto vende të treta munden më fuqimisht të ndalen së bashku në këto sfida të sotme, të krijojnë biznes mundësi për qytetarët e të gjithë rajonit”, tha Bërnz.

Kryetarët e dy odave ekonomike porositën se ky është takimi i parë i këtij lloji, por jo edhe i fundit. Stabiliteti dhe biznesi shkojnë dorë për dore dhe këtu jemi për ta zhvilluar këtë, theksuan ata.

Related posts

Ekskluzive: Arbnor Muja nesër udhëton drejt Belgjikës për testet mjekësore te Antwerpi

Redaksia

Kovaçevski siguron se nuk do të ketë shok çmimesh deri në fundvit

Z.H

Prej nesër afati i dytë i aplikimit për racion studentor të subvencionuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More