Agjencia Zhurnal.mk.

Takim i gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Shkup, 7 dhjetor – Mbrojtja e lirive dhe të drejtave kushtetuese, duke filluar nga subjektet që kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje të këtillë, përfshirja e saj, procedura, veprimtaria juridike e vendimeve dhe zbatimi i praktikës së Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, kanë qenë tema e bisedës në takimin e sotëm punues në Shkup të delegacioneve të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut dhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

 

Në takim, siç kumtoi, Gjykata Kushtetuese, janë shkëmbyer ide dhe opinione për mënyrat dhe format e bashkëpunimit të mundshëm të ardhshëm mes dy gjykatave, por edhe përvojat dhe qëndrimet për çështje që janë në kompetencë të tyre.

“Është konstatuar bashkërisht se ekzistojnë ngjashmëri, por edhe divergjenca në këtë pjesë që është e kuptueshme, por ajo që është e përbashkët është se gjatë mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut, të dyja gjykatat i marrin parasysh qëndrimet e Gjykatës evropiane, të shprehura në vendimet e tij”, theksohet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

Related posts

Në Kuvend tryezë e rrumbullakët për njohje juridike të gjinisë

Z H

Konjanovski: Pas tërmetit të mbrëmshëm është mbyllur një kopsht në Manastir

Z H

Maqedoni: Shumica e qytetarëve Vitin e Ri do ta kalojnë në vend, protokollet i pengojnë të udhëtojnë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More