Shkup, 2 korrik – Rrjeti i Kooperativave Bujqësore në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot realizojnë takim me rastin e 3 korrikut, Ditës Ndërkombëtare të Kooperativave.
Në takim do të marrin pjesë përfaqësues të kooperativave bujqësore, Ministrisë, Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit (FSHBU) dhe Fondacionit Maqedonas për Zhvillimin e Ndërmarrjeve. Nikoqir, së bashku me Rrjetin e Kooperativave Bujqësore, është Kooperativa Bujqësore Prespa APPLE nga fshati Asamati.
Ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha, kryetari i Rrjetit të Kooperativave Bujqësore, Mende Ivanovski dhe menaxheri i Prespa APPLE, Agron Rexhepi është planifikuar që të mbajnë fjalim.
Maksima çdo bujk – anëtar i të paktën një kooperativë bujqësore është qëllim strategjik i Rrjetit.
“Ne jemi të bindur se performanca e përbashkët përmes kooperativave do të jetë një përgjigje e fortë ndaj sfidave në vendosjen dhe furnizimin dhe në zbatimin e standardeve dhe praktikave të mira bujqësore”, shtoi Rrjeti.
Motoja e këtij viti e Ditës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit, e cila shënon vitin e 27-të me radhë, është “Le të rinovojmë së bashku – të ndërtojmë më mirë”.