Agjencia Zhurnal.mk.

Takim Dendias – Pendarovski, u bisedua për marrdhëniet bilaterale e integrimet evropiane

Shkup, 31 gusht – Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, situatat në rajon, si dhe ngjarjet aktuale në Afganistan ishin tema të takimit që sot e kishte presidenti Stevo Pendarovski me Nikos Dendias, ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

“Dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga dinamika e dialogut politik ndërmjet dy shteteve gjatë periudhës së kaluar, ndërsa në këtë kontekst, presidenti Pendarovski paralajmëroi se po vijojnë përgatitjet për vizitën e parë zyrtare në Greqi, të paraparë për muajin e ardhshëm. Presidenti Pendarovski shfaqi pritje se e njëjta do të kontribuojë drejtë dialogut edhe më dinamik dhe drejtë avancimit plotësues të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë”, njoftuan nga kabineti i presidentit.

Njëkohësisht, duke folur për marrëdhëniet bilaterale, presidenti Pendarovski ka shprehur kënaqësi nga niveli i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve i cili shënon progres të dukshëm, me çka ka vlerësuar se nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës jo vetëm që i ka normalizuar marrëdhëniet politike, por pozitivisht ndikon edhe ndaj marrëdhënieve gjithëpërfshirëse ekonomike ndërmjet dy shteteve.

Në kontekst të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, presidenti Pendarovski ka theksuar se është i nevojshëm zbatimi i mëtutjeshëm i saj, si dhe angazhimi nga të dyja palët, që të sigurohet vazhdim i shpejtë dhe i pandërprerë i punës së trupave të vendosur me Marrëveshjen.

Krahas kësaj, gjatë bisedës dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, me çka, duke u falënderuar për mbështetjen greke në atë plan, presidenti Pendarovski theksoi se miratimi i kornizës për bisedime mbetet prioritet i yni.

Në takim, presidenti Pendarovski u falënderua edhe për donacionin grek prej 20.000 vaksinave kundër Kovid-19, si dhe për ndihmën e ofruar në përballjen me zjarret në Gjevgjeli në fillim të këtij muaji

Related posts

Forumi i biznesit maqedonaso-polak: Imunizim, bashkëpunim dhe investime në zhvillimin e ardhshëm për rimëkëmbjen ekonomike pas KOVID-it

D V

Nga e hëna nuk ka operacione në spitalin “8 Shtatori”, kirurgët në protestë

Z H

5 raste të reja me Covid dhe 1 viktimë, shërohen 86 pacientë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More