Agjencia Zhurnal.mk.

Tahiri pas vendimtit të Kushtetueses: Fitore e demokracisë si vlerë mbi keqpërdorimin në emër të saj

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar pasi vendimit të Gjykates Kushtetuese për pezullimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, deri më 15 dhjetor.

 

Tahiri në një postim në Facebok thotë se është shumë i lumtur që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë çështjes së ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me këtë shkarkim të paligjshëm, duke prishur kalkulimin e këtij pushteti që s’pyet për parime dhe ligjshmëri.

“Sot kjo Gjykatë, aprovoi kërkesën për Masën e Përkohshme, respektivisht vendosi pezullimin e menjëhershëm të vendimit të Kuvendit, i cili i shkarkoi pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. Ne jemi të bindur se i tillë do të jetë edhe vendimi meritor për vlerësimin e këtij rasti”, ka shkruar Tahiri ndër tjera në Facebook.
Sipas tij kjo është një fitore e të drejtës “mbi padrejtësinë, e meritës mbi arrogancën. Fitore e demokracisë si vlerë mbi keqpërdorimin në emër të saj”.

Related posts

Mehaj: Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n e SHBA-në në çdo mision që kërkohet

D V

Në 24 orët e fundit Kosova regjistron 11 raste të reja me Kovid-19

N E

Kurti: Çështja e të pagjeturve nuk mund të presë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More