Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot ka filluar vizitën në Washington DC në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Udhëheqjes së Vizitorëve.
Përmes një postimi në llogarinë e tij nē Facebook, Tahiri ka treguar për rëndësinë e këtij programi në marrëdhëniet me ShBA.
“Programet e vizitave të tilla kultivojnë marrëdhënie të qëndrueshme me shtetin mik ShBA-në. Takimet profesionale në këtë program gërshetojnë interesat profesionale të pjesëmarrësve dhe mbështesin qëllimet e politikës së jashtme të ShBA-së”, ka shkruar Tahiri.