Agjencia Zhurnal.mk.

Tahir Lushtaku flet për barazimin ndaj Gjilanit dhe paralajmëron dy transferime te Drenica

Kuqezinjtë të udhëhequr nga trajneri i njohur Tahir Lushtaku, nuk arritën më shumë se një pikë ndaj Gjilanit, përkundër se ishin në epërsi deri në fundin e ndeshjes.

Pas ndeshjes, trajneri Tahir Lushtaku ka thënë se fati nuk i përcjelli deri në fund dhe pas një pakujdesie pësuan humbje.

“Futbolli këto i ka, fati nuk mund të përcjell deri në fund, kemi qenë në epërsi deri në minutën e 93’të, por loja përfundon kur thotë gjyqtari. Ishte një pakujdesi në mbrojtje, por me pak fat mund të dilnim pa problem me tri pikë të plota”, tha fillimisht Tahir Lushtaku për ‘Art Sport’.

“Nëse flasim për paraqitjen në përgjithësi, kur vijë pas një kohe 18 muajshe, mënyrën se si kaluar Drenica më pare dhe tash, unë jam i kënaqur me këtë ndeshje”.

Tutje Lushtaku deklaroi se është i kënaqur me lojën, por ka paralajmëruar edhe dy transferime të reja

“Ne ende kemi pune, na pret një kampionat i vështirë, por unë jam i kënaqur se si kemi luajtur, detyrat i kemi kryer në përpikëri, pavarësisht golit të pësuar në fund. Janë edhe dy transferime që pritet të bëjmë dhe po mendojmë edhe për një mesfushor që na duhet shtesë”, përfundoi Tahir Lushtaku.

/Gazeta Olle/

Related posts

Riparohet defekti në rrugën “Boris Trajkovski”

Xh M

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje

Xh M

Edhe 8 automjete speciale për nevojat e policisë si donacion nga Republika Çeke

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More