Valmir Veliu ka fituar çmimin ‘Ylli i Javës’ në xhiron e dhjetë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.
Veliu shkëlqeu me dy gola e një asistim në fitoren 0-6 të Llapit te Ulpiana në Lipjan.
Këtij çmimi të Veliut i është gëzuar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.
Tekniku llapjan nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook e ka quajtur Veliun si ‘babgjyshi i futbollit kosovar’.
‘Ky është ylli i Superligës, babgjyshi i futbollit kosovar. Vazhdojmë Valmir Veliu’, shkroi Batatina.