Agjencia Zhurnal.mk.

Tahir Batatina vlerëson rininë e Llapit, premton se do të vazhdojë punën e sinqertë dhe pa interes

Trajneri i Klubit Futbollistik “Llapi”, Tahir Batatina ka falënderuar së fundmi të gjithë llapjanët që besojnë në punën dhe organizimin tim profesional me rininë dhe të ardhmen llapjane.

Ai ka thënë se puna e tij do të vazhdojë me sinqeritet dhe pa interes në avancimin e rinisë llapjane.

Postimi i plotë:

Jam i nderuar dhe shumë i privilegjuar që jam në shërbim të këtyre talentëve llapjanë. Falenderim për të gjithë llapjanët që besojnë në punën dhe organizimin tim profesional me rininë dhe të ardhmen llapjane.

Këta çuna janë motivi im për punë të palodhshme dhe të sinqertë ku qyteti merr frymë me rini të shëndoshë dhe të edukuar.

Faleminderit iu them publikisht të gjithë prindërve që na besojnë por edhe që më respektojnë mua dhe familjen time “Batatina”.

Vazhdojmë me punë të mira dhe të sinqerta pa interes për avancimin e rinisë llapjane

Related posts

Befason Elmi Aziri: ASH-AAA është e gatshme të përkrahë Bilall Kasamin në Tetovë

D V

Frashëri shfaqet pas sulmit të tmerrshëm që përjetoi në Gjilan së bashku me Bali Muharremajn e Arsim Kabashin

Redaksia

Bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Shkupit e Parisit

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More