Agjencia Zhurnal.mk.

Sveçla tregon planin: Serbët do maskoheshin si ushtarë të KFOR, ky skenar mund të ripërsëritet

Ministri i Brendshëm i Kosovë Xhelal Sveçla ka zbuluar prapaskenat e 24 shtatorit, dita e sulmit terrorist të serbëve në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici kosovar Afrim Bunjaku. Sveçla tregon se trupat serbe ishin të pajisur me uniformat e KFOR-it, gjë e cila paraqiste elemente tepër të rrezikshme për një masakër të madhe të mundshme. “Për këtë neve kemi dëshmi edhe të fletëpranimeve, fletëdorëzimeve të këtyre armëve dhe dukeqënëse ky plan përfshinte edhe një element jashtëzakonisht të rrezikshëm ai ishte se disa nga veturat, nga 30 që u futën në Kosovë kishin stikers me shenjën e KFOR-it , kishin edhe uniforma të KFOR-it italian dhe kishin diku rreth 24 armë me silenciator që do të thotë se ata ishin të gatshëm të maskoheshin si pjesëtarë të KFOR-it dhe të ekzekutohin pjesëtarët e policisë, me ç’rast tensioniet do të rriteshin në një pikë ku realisht nuk do të dij se kush në kë po shtie“, tha ai. Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv, Sveçla është shprehur se Aleksandër Vuçiçit nuk i zihet besë dhe ky skenar i Serbisë mund të përsëritet sërish.

Related posts

Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend

D V

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

D V

Mot i vranët dhe me shi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky