Agjencia Zhurnal.mk.

Sveçla sërish në Jarinjë e Bërnjak: Siguria vazhdon të mbetet prioritet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak si dhe stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

 

Ai tha se nga kjo vizitë pa motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor, të cilët sipas tij, po vazhdojnë angazhimet e tyre për rend, siguri e mbrojtje.

“Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete duke garantuar sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend.

Related posts

PDK: Ende s’jemi në pikun e krizës energjetike, Qeveria Kurti po i neglizhon rekomandimet tona

D V

Kurti: Sekretarja Albright ishte mike e Kosovës deri në fund

D V

Javën e ardhshme seanca për politikën e jashtme – Deputetja e PDK-së: Presidentja s’po paraqet unitetin e shtetit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More