Agjencia Zhurnal.mk.

Sveçla paralajmëron vazhdimin e aksioneve kundër kultivuesve të drogës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksioneve të fundit të Policisë së Kosovës në zbulimin e laboratorëve për kultivimin e bimëve narkotike.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar sot në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në një shtëpi të marrë me qira është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis, transmeton Telegrafi.

Sipas komunikatës në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Ministri Sveçla ka njoftuar se një aksion operacion ndaj kultivuesve të bimëve narkotike është ndërmarrë një ditë më parë edhe në Grashticë të Prishtinës.

“Dje në Grashticë, Sot në Prugoc, Nesër …”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Sveçla kështu ka lënë të kuptohet se policia do të vazhdojë me operacione të tjera kundër kultivuesve të drogës.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=448562793466777&id=104000041256389

Related posts

Katër të vdekur nga coronavirusi dhe 84 raste pozitive në 24 orë

D V

Qeveria e bindur se këtë vit arrihet vaksinimi i 60% të popullsisë, mjekët skeptik

D V

“Faleminderit Kroaci”: Ngjyrat e flamurit të Kroacisë ndriçojnë ndërtesën e Qeverisë së Kosovës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More