Agjencia Zhurnal.mk.

Sveçla jep detaje për aksionet policore: Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se që nga mëngjesi i hershëm i së mërkurës janë duke u zhvilluar tri aksione nga drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.

“Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur”, ka shkruar Sveçla.

Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet…

Posted by Xhelal Sveçla on Wednesday, May 17, 2023

Se janë duke u zhvilluar disa operacione policore për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se janë duke u kontrolluar disa lokacione, ndërsa ka thënë se detaje shtesë do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacioneve.

Reklama

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, janë duke realizuar disa operacione policore, kontrolle në disa lokacione.

Pas përfundimit të operacioneve, do të bëhen të ditura detajet shtesë rreth këtyre operacioneve policore”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar të mërkurën se është duke e realizuar një aksion në Prishtinë e Podujevë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”.

Aksioni po realizohet edhe për shkak të dyshimit të veprave penale “Detyrim” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi të paligjshëm”.

Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura.

Related posts

Familja Ademaj kërkon zhvarrosjen e Liridonës, duan ta varrosin në fshatin e tyre

Xh M

‘Më pagoi Naimi…”/ Ekzekutimi i Liridona Murselit, autori i krimit e bashkëshorti i saj u takuan para krimit: Policia hap kamerat

Xh M

Pacolli: Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm duhet ta marrë denimin maksimal

Xh M