Agjencia Zhurnal.mk.

Sveçla demanton raportimet për keqtrajtimin e Miliçeviqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare “Aktiv”, Miodrag Miliçeviq, ka kaluar sot në pikën kufitare në Jarinje dhe nuk ka ndodhur asnjë problem, incident e aq më pak dhunë.

Sipas tij, për të konfirmuar këtë, zyrtarët tanë policorë kanë kontaktuar me zyrtarët kufitar të Serbisë të cilët kanë njoftuar se i njëjti nuk ka paraqitur ndonjë shqetësim apo problem gjatë kalimit kufitar.

“Dua të siguroj të gjithë qytetarët se të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë në shërbim të të gjithëve pa dallim, për të ofruar siguri. Institucionet tona respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë e veprojnë në Kosovë, duke garantuar kështu siguri, mirëqenie e barazi për ta”.

Related posts

Lajçak për Asociacionin: Askush nuk dëshiron një “Republikë serbe” në Kosovë

D V

Darkë pune me Lajçakun dhe Vuçiqin, Kurti: E pranueshme vetëm një marrëveshje ligjërisht e obligueshme, në qendër njohja reciproke

D V

Rizvanolli: Projekti i gazsjellësit ka kosto të lartë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More