Agjencia Zhurnal.mk.

Suspendohen dy doganierë! Nuk evidentuan daljen e autobusit të aksidentuar

Shkup, 24 nëntor – Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kanë suspenduar dy doganierë, pasi të njëjtit nuk kanë evidentuar daljen e autobusit të aksidentuar në Bullgari, shkruan TV21. Nga ky institucion thonë se doganierët kanë shkelur nenin 49 të Ligjit për Transportin Rrugor

 

“Nga konstatimet fillestare nga kontrolli i brendshëm rezulton se me datë 18.11.2021, doganierët nuk kanë evidentuar në mënyrë elektronike daljen e automjetit me targa SK0284BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, është bërë vetëm verifikimi i listës së regjistruar për transport të udhëtarëve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganës.

Autoritete doganore njoftojnë se përveç suspendimit të dy doganierëve, do pësojnë masa sanksionuese edhe për udhëheqësin e tyre.

“Për parregullsitë e konstatuara në aksionin e deritanishëm, për dy doganierë të cilët kanë qenë në detyrë në momentin e daljes së mjetit nga vendi do të merren masa e suspendimit nga vendi i punës, ndërsa për drejtuesin e tyre do të vijojë masa e sanksionit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Related posts

Gostivari zyrtarisht në rreth të dytë, Taravarit i munguan vetëm 0,31% të votave për fitore

Z H

Editorial/ Pushteti qendror dhe ai lokal në test bashkëpunimi, a do të ketë obstruksione nga Qeveria?

N E

Zvogëlohet numri i personave aktiv dhe të vdekur nga koronavirusi, Bullgaria prej sot i tërheq restriksionet për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More