Agjencia Zhurnal.mk.

Supremja refuzon ankesën e Bekim Jasharit kundër PZAP-it

Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit të Bekim Jasharit kundrejt vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

 

Sipas vendimit, ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, hidhet si e palejuar.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021. Ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.637/2021 hidhet si e palejuar”, thuhet në njoftim.

Jashari ishte ankuar se në procesin zgjedhor ka pasur blerje të votave nga PDK-ja, por PZAP-i kishte konstatuar se tetë fletëvotime kanë qenë të pavulosura në kutinë e votimit për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Bekim Jashari nga lista e pavarur “Ideal për Skenderaj” ka marrë 40,64 për qind të votave kurse kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Nura, mori 57,99 për qind.

Supremja ka refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e Xh.S., anëtare e Komisionit zgjedhor në Vendvotimin QV2614/01D nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, e paraqitur kundër pikës III të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.630/2021, të datës 20.10.2021.

Related posts

Problemet me terminet për vaksinim, Vitia e pranon se nuk kanë më shumë vaksina

Redaksia

KQZ nuk i certifikon rezultatet në katër komuna të Kosovës

D V

Muhaxheri: Zyrtarët e arrestuar sot në Komunën e Pejës janë të pafajshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More