Agjencia Zhurnal.mk.

Gjilani ndalet në Skenderaj dhe bie në pozitën e tretë, fitore të thella për Dritën dhe Ballkanin

BKT Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas një pushimi për rreth dy muaj.

Gara për titull, një vend në Evropë dhe mbijetesë është shumë e ashpër dhe kështu pritet të jetë deri në fund të këtij sezoni.

Sot fillon zyrtarisht edicioni pranveror, ku në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje të xhiros së 19-të.

Lideri aktual i BKT Superligës, Gjilani do të ketë një udhëtim të vështirë, pasi do të përballet me Drenicën në udhëtim në Skenderaj.

Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës.

Dy skuadrat janë përballur dy herë këtë edicion, por që në asnjërin takim nuk pati fitues.

Ndërkohë Drita e Gjilanit do ta zhvilloj ndeshjen si vendas në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Gjilanasit janë favorit për ta fituar takimin me Feronikelin dhe realisht shihet si ndeshja më e lehtë në letër për Dritën.

Të gjitha takimet e ditës së sotme në BKT Superligë startojnë nga ora 13:00.


LIVE / Drita 7 – 0 Feronikeli 

Përfundon ndeshja.

87′ GOOOOOOL: Ilir Blakcori me një tjetër asistim dhe Tahiri realizon nga afërsia për 7-0.

81′ GOOOOOOL:  Almir Kryeziu realizon për 6-0 pas dy tentimeve të njëpasnjëshme.

74′ GOOOOOOL:. Pas dy asistimeve, vjen goli për Arbnor Mujën. Sulmuesi mitrovicas shënoi një gol fantastik nga distanca.

54′ GOOOOOOL:  Marko Simonovski gjendet bukur në zonë dhe me një goditje të fuqishme shënon për 4-0.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45′ GOOOOOOL: Hamdi Namani kompleton het-trikun, realizon pas asistimin nga Ilir Blakqori.

29′ GOOOOOOL: Përsëri Hamdi Namani, shënon me kokë për ta dyfishuar epërsinë e Dritës.

21′ Simonovski shënon golin e dytë për Dritën por anulohet për shkak të pozitës jashtë loje.

04′ GOOOOOOL: Namani ka shënuar për ta kaluar Dritën në epërsi.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakqori, Broja, Jashari, Namani, Muja, Ajzeraj, Simonovski.

Feronikeli:


LIVE / Drenica 1 – 1 Gjilani

Përfundon ndeshja.

77′ Pas rishikimit në VAR, Fatlum Gashi ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Gerhard Prognit.

71′ GOOOOOL: Shend Kelmendi gjuan fuqishëm dhe barazon shifrat në 1-1

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

25′ GOOOOOL: Shënon Kreshnik Uka nga penalltia, Drenica kalon në epërsi.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Smakiqi, Lushtaku, Jashari, Thaqi, Mëziu, Hamiti, Bejta, Gashi, Veliqi, Uka, Zabërgja.

Gjilani: Koliçi, Halili, Prekazi, Useini, Sorsa, Dabiqaj, Musolli, Cale, Hajdari, Progni, Krasniqi.


LIVE / Ballkani 4 – 1 Dukagjini

Përfundon ndeshja.

84′ GOOOOOL: Shënon zëvendësuesi Mevlan Zeka, 4-1 rezultati

80′ GOOOOOL: Altin Merlaku shënon golin e parë për Dukagjinin, ngushtohet rezultati.

63′ GOOOOOL: Shënon Ballkani përmes Kushtrim Gashit, 3-0 rezultati

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

29′ GOOOOOL: Ballkani dyfishon epërsinë me Armend Thaqin.

19′ GOOOOOL: Shënon Korenica, Ballkani në epërsi. 

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frasheri, Kuc, Thaqi, Hoxha, Sinani, As. Thaqi, Gashi, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Hugo, Lindenberg, Basriu, Jashanica, Zhdrella, Carioca, Gashi, Merlaku, Chibueze.


/Gazeta Olle/

Related posts

Në Shkup nesër regjim i ndryshuar i komunikacionit për shkak të marshit protestues

Z.H

Armend Rugji arrin marrëveshje me Onixin

Redaksia

Iseni: Ngritja e vetëdijes kundër korrupsionit, prej klasës së parë të shkollës fillore

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More