Java e 13-të në BKT Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet që janë në program për tu zhvilluar.
Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Gjilan, ku takohen rivalët për titull, Gjilani dhe Prishtina.
Dy skuadrat kanë shprehur hapur se qëllimin e kanë titullin dhe në këtë takim futen vetëm për tri pikët.
Kjo ndeshje fillon nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Feronikelin.
Klinasit kanë tri ndeshje pa fitore, derisa Feronikeli ka pësuar katër disfata radhazi. /Gazeta Olle/
Gjilani – Prishtina 1:1
– Përfundon ndeshja
96′ Betim Halimi përsëri, mohon një gol të jashtëzakonshëm nga Blerim Krasniqi
95′ VAR nuk e gjykon për karton të kuq
93′ VAR po shikon mundësin për karton të kuq
+ 5 minuta shtesë
88′ Zekrija Ramadani inkuadron dhe një sulmues, Boshnjaku largohet në vend të tij Tolaj
83′ Zëvendësim te Prishtina, largohet Kryeziu në vend të tij inkuadrohet Berisha
78′ Betim Halimi shpëton Prishtinën pa pranuar golin e dytë

67′ GOOOL! Gerhard Progni shënon nga penalltia
58′ Endrit Krasniqi (Prishtina) godet shtyllën
57′ Karton i kuq për Muhamed Useinin (Gjilani)
55′ VAR po e rishikon mundësin për karton të kuq, Useini (Gjilani) pas ndërhyrjes në Otto John (Prishtina)
– Nis pjesa e dytë
– Mbyllet pjesa e parë
+ 3 minuta shtesë
45′ Besnik Krasniqi (Prishtina) ndëshkohet me të verdhë
37′ Torassa (Gjilani) gjuan por qëllon shtyllë nga një harkimi i Prognit, shpëton kësaj radhe Prishtina
33′ Kryeziu (Prishtina) ndëshkohet me të verdhë
30′ GOOOOL! Hoti kalon në epërsi bardhekaltërit
27′ Dardan Qaka ndërpren lojën për disa sekonda,banka rezervë e SC Gjilanit nuk pajtohet me disa nga vendimet e gjyqtarit kryesor
14′ Progni (Gjilani) provon të kaloj në epërsi ekipin e tij, mirëpo Halimi ndalon këtë gjë
10′ Otto John (Prishtina) i vetëm përball portierit nuk arrinë të mposht Koliqin
1′ Fillon ndeshja, atmosferë fantastike nga dy tifozeritë
– Tifozëria nga kryeqyteti “Plisat” kanë udhëtuar në Anamoravë për të përkrahur ekipin e tyre dhe kërkojnë pikët maksimale nga Prishtina.
Formacionet zyrtare
Gjilani: Koliqi, Sorsa, Halili, Useini, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Hajdari, Torassa, Progni, Krasniqi.
Prishtina: Halimi, Krasniqi, Bekteshi, Atanda, Mici, Karabeci, E. Krasniqi, Boshnjaku, Hoti, Kryeziu, John.
Gjyqtarët: D. Çaka, B. Selimaj, E. Bicaj, B. Ajeti – VAR: E. Zasella, I. Ceroviku
Dukagjini – Feronikeli 1-0
– Përfundon ndeshja
+ 3 minuta shtesë
83′ Rexhepi (Feronikeli) gjuan me të majtën, Haxhihamza nuk mposhtet përsëri
75′ GOOOOOL! Bujar Shabani realizon një nga golat më të bukur në BKT Superligën e Kosovës
66′ VAR nuk bindet për penallti, fundore për Smakiqin
65′ Ahmed Januzi (Dukagjini) nuk arrinë të mposht Smakiqin; VAR po e rishikon mundësin për penallti
46′ Fillon pjesa e dytë
– Mbyllet pjesa e parë
+ 2 minuta shtesë
35′ Ahmeti (Dukagjini) teston Smakiqin
22′ Kuçi (Dukagjini) ndëshkohet me të verdhë
21′ Rasti i parë në ndeshje, Behar Maliqi (Feronikel) rrezikon portën kundërshtare por goditja e tij përfundon mbi portën e Kenan Haxhihamzës
1′ Fillon ndeshja në 18 Qershori
Formacionet zyrtare
Dukagjini: Haxhihamza, Basri, Shala, Kuçi, Ahmetaj, Mulaj, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani, Jashanica.
Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Pllana, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Maliqi, Gashi, Cervadiku, Kastrati.
Gjyqtarët: V. Kastrati, M. Berisha, T. Ibërdemaj, V. Hoxha – VAR: M. Bejtullahu, E. Podvorica
/Gazeta Olle/