Gjilani dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së tretë në BKT Superligën e Kosovës.
Takimi i zhvilluar në Gjilan përfundoi pa gola, por rastet nuk munguan për asnjërën palë.
Pas javës së tretë, Gjilani është në vendin e katërt me pesë pikë, derisa Dukagjini gjendet në të shtatin me dy sosh.
Në anën tjetër, Feronikeli ka fituar në udhëtim te Llapi me rezultat 0-2.
Në minutën e 45+2, Dren Gashi kaloi në epërsi skuadrën nga Drenasi, për të shkuar kështu në pushimin e pjesës së parë me epërsi.
Ishte Diar Prokshi që realizoi golin e dytë për Feronikelin në minutën e 64-të.
Pas javës së tretë, Feronikeli është në vendin e gjashtë me tre pikë, gjersa Llapi në të tetin me dy sosh.
GJILANI 0 – 0 DUKAGJINI
Përfundon ndeshja.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliçi, Sorsa, Prekazi, Halili, Hoxha, Dabiqaj, Musolli, Progni, Torassa, Cale, Krasniqi.
Dukagjini: Haxhihamza, Mërlaku, Shala, Basriu, Kuçi, Ahmeti, Hasanaj, Da Silva, Shabani, Dallku, Chibueze.
LLAPI 0 – 2 FERONIKELI
Përfundon ndeshja.
63′ GOOOL: Diar prokshi dyfishon epërsinë e Feronikelit.
Fillon pjesa e dytë.
45+2′ GOOOL: Dren Gashi realizon për t’i dhënë epërsinë Feronikelit.
– Mënjanihet problemi dhe nis takimi.
– Anulohet njëherë takimi shkak i tifozëve të shumtë që gjenden në tribuna.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Coric, Emini, Prençi, Ramadani, Selmani, Maliqi, Shillova, Shabani, Peposhi, Da Silva Neto, Fazliu.
Feronikeli: Smakiqi, Lladrovci, Shala, Shabani, Kiqina, Morina, Bejta, Ahmeti, Maliqi, Gashi, Qorri. Kryetrajneri:
/Gazeta Olle/