Xhiro e dytë në elitë u mbyll në Klinë, ku Drenica fitoi në udhëtim te Dukagjini me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Olle.
Kuqezinjtë arritën fitoren e parë në këtë edicion dhe tashmë kanë tubuar katër pikë.
Në anën tjetër klinasit mbeten me vetëm një pikë pas dy xhirove.
DUKAGJINI 1-2 DRENICA
Përfundon ndeshja.
83’ GOOOOL: Dukagjini ngushton rezultatin në 1-2 përmes Ardin Dallkut.
49’′ GOOOOL: Harallamb Qaqi realizon golin e dytë për skuadrën e Drenicës. Tani 0-2 rezultati.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
15’ GOOOOOL: Osman Mëziu kalon Drenicën në epërsi me një gol nga penalltia. 0-1 rezultati.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Muhaxhiri, Hasanaj, Basriu, Dallku, Shala, Millaku, Shabani, Ahmeti, Merlaku, Mulaj, Ab.Merlaku.
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Mëziu, Lushtaku, Gashi, Denisson, Avdulli, Veliqi, Zabergja.
/Gazeta Olle/