Java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar përmbyllet me tri super sfida që do të zhvillohen ditën e sotme.
Padyshim që vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në kryeqytet, ku do të zhvillohet derbi më i madh lokal në Kosovë, mes Dritës dhe Gjilanit.
Ndeshje shumë interesante na pret edhe në Drenas, ku Feronikeli dhe Prishtina përballen mes vete.
Ndërkohë ndeshja e fundit për këtë xhiro, por jo nga rëndësia zhvillohet në Malishevë.
Malisheva që ka debutuar në Superligë është nikoqir i liderit të Superligës, Ballkanit.
SUPERLIGA LIVE:
Drita – Gjilani 0-2
89′ Gooool. Shend Kelmendi shënon për 0-2, pas asistimit nga Blerim Krasniqi.
71′ Prince Balde ndëshkohet me karton të kuq.
66′ Gooool. Gerhard Progni shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajta e lirë për 0-1.
Rrahje mes tifozëve pas përfundimit të pjesës së parë. Gjilani e ka tërhequr ekipin nga fusha për arsyeje sigurie, edhe pse brenda fushës nuk ka ndodhur asnjë ekses.
‘Mbyllet pjesa e parë
‘Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare:
Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Balde, Blakçori, Broja, Jashari, Ajzeraj, Muja, Fazliu, Tahiri.
Gjilani: Koliçi, Sorsa, Useini, Halili, Prekazi, Hoxha, Hajdari, Dabiqaj, Musolli, Progni, Krasniqi.
Feronikeli – Prishtina 0-4
Mbyllet ndeshja
93′ Bleart Tolaj ndëshkohet me karton të kuq.
85′ Gooool. Mankenda asiston përsëri, Tolaj shënon për 0-4.
80′ Gooool. Otto John shënon pas asistimit nga Mankenda.
‘Mbyllet pjesa e parë
31′ Leotrim Kryeziu dyfishon epërsinë për Prishtinën pas asistimit nga Mankenda.
8′ Goool. Endrit Krasniqi shënon për ta kaluar Prishtinën në epërsi 0-1.
‘Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare:
Feronikeli: Smakiqi, Pllana, Lladrovci, Ahmeti, Bejta, Maliqi, Shabani, Prokshi, Elshani, Gashi, Kastrati.
Prishtina: Nika, B. Krasniqi, Bekteshi, Mici, Abazi, Karabeci, Boshnjaku, E. Krasniqi, Mankenda, Kryeziu, Hoti.
Malisheva – Ballkani 0-0
‘Mbyllet ndeshja
‘Mbyllet pjesa e parë
‘Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Bruqi, Pefqeli, Olivier, Hyseni, Stullqaku.
Ballkani: Frashëri, A. Thaqi, Hoxha, Thaçi, Potoku, Kuç, Gashi, Baftiu, Korenica, Zeka, Krasniqi.
/Gazeta Olle/