Sot janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.
Sezoni pranveror ka filluar të ashpërsohet me ndeshjet që kanë filluar tashmë të zhvillohen edhe gjatë mesjavës.
Kështu, sot janë në orar për t’u zhvilluar tri takime interesante në kuadër të javës së 21-të.
Lideri aktual i kampionatit, Ballkani është nikoqir i Ulpianës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva e pret Dritën.
Në Podujevë apo më saktë në stadiumin e rinovuar tashmë “Zahir Pajaziti”, Llapi është nikoqir i Feronikelit.
SUPERLIGA LIVE:
Ballkani 3 – 0 Ulpiana
Përfundon ndeshja.
75′ GOOOOOL: Shënon Mevlan Zeka, 3-0 për Ballkanin.
46′ Egzon Qerimi i Ulpianës ndëshkohet me karton të kuq.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
44′ GOOOOOL: Blend Baftiu dyfishon epërsinë, asiston bukur Armend Thaqi.
41′ GOOOOOL: Edvin Kuç realizon një super gol pas asistimit të Blend Baftiut.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Hoxha, Jashanica, As.Thaqi, Kuc, Gashi, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.
Ulpiana:Ajeti; Rapuca, Shkalla, Emini, Avdulli; Mustafa, Shala; Junior, Qerimi, Selimi; Marcelei
Malisheva 1 – 2 Drita
Përfundon ndeshja.
82′ GOOOOOL: Shënon Marc Olivier, ngushtohet epërsia e Dritës.
61′ GOOOOOL: Dyfishohet epërsia e Dritës, Astrit Fazliu shënon nga pika e bardhë.
50′ GOOOOOL: Drita shënon golin e epërsisë, realizon Simonovski.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Gërbeshi, Pira, Dumani, Mustafa, Maliqi, Pefqeli, Hyseni, Shabani, Berisha.
Drita: Maloku; Limani, Balde, Cuculi, Bardhoku; Broja, Kransniqi, Fazliu; Muja, Simonovski, Ajzeraj;
Llapi 4 – 2 Feronikeli
Përfundon ndeshja.
84′ GOOOOOL: Shënon Sokol Kiqina për Niklin.
71′ GOOOOOL: Seferi shënon golin e parë të Feronikelit.
Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
41′ GOOOOOL: Llapi përsëri, shënon Bianor Neto.
34′ GOOOOOL: Latif Amadu shënon golin e tretë për Llapin.
10′ GOOOOOL: Adem Maliqi shënon gol të bukur, dyfishohet epërsia në “Zahir Pajaziti”.
06′ GOOOOOL: Alef Firmino zhbllokon rezultatin, Llapi me epërsi të hershme ndaj Feronikelit.
Fillon ndeshja.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Jashari, Dushkaj, Neto, Ahmeti, Maliqi, Sadriu, Shabani, Amadaou, Firmino, Fazliu.
Feronikeli:
/Gazeta Olle/