Ka përfunduar xhiro e 11-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka triumfuar ndaj Prishtinës në derbin e javës pasi e ka mposhtur me rezultat të pastër 2-0.
Sulmuesi afirkan Solomon si dhe Ermal Krasniqi realizuan golat për ekipin vendas.
Fitore ka marrë edhe Drenica, që para adhuruesve të vet ka mposhtur Dukagjinin 2-0.
Ishte sulmuesi brazilian, Denisson që realizoi te dy golat për drenicasit.
BKT Superliga e Kosovës
Ballkani – Prishtina 2:0
Përfundon ndeshja
73′ Goool. Ballkani shënon sërish. Ermal Krasniqi me një super gol ngrit në 2-0 epërsinë ndaj Prishtinës.
58′ Goool. Zhbllokohet super derbi, Solomon shënon dhe kalon Ballkanin në epërsi pas asistimit nga Ermal Krasniqi.
‘ Përfundon pjesa e parë
29’ Prishtina mbetet me një lojtar më pak në fushë. Guathier Mankenda ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme në Solomon dhe përjashtohet nga loja.
‘Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, As. Thaqi, Hoxha, Jashanica, Gashi,Kuc, Korenica, Gripshi, Krasniqi,Solomon.
Prishtina: Nika, B. Krasniqi, Bekteshi, Atanda, Mici, Boshnjaku, E.Krasniqi, Karabeci, Mankenda, Abazi, Kryeziu.
Gjyqtarët: Dardan Caka, Fatlum Berisha, Alban Ejupi, Vigan Iberdemaj, Mervan Bejtullahu (VAR)
Stadiumi i qytetit në Suharekë
Drenica – Dukagjini 2-0
Përfundon ndeshja.
69′ Goool. Denisson shënon përsëri, Drenica dyfishon epërsinë
Fillon pjesa e dytë
Përfundon pjesa e parë 1-0
41′ Pas rishikimit në VAR, goli i Baton Zabërgjës anulohet.
40′ Goool. Drenica shënon përsëri, talenti Baton Zabërgja realizon për ta dyfishuar epërsinë e vendasve.
36′ Goool. Drenica kalon në epërsi falë golit të brazilianit Denisson
35′ Karton i kuq. Ilir Syla i Dukagjinit ndëshkohet me karton të kuq pasi shkaktoi penallti.
‘Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare:
Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Qaqi, Jashari, Mëziu, Abazi, Lushtaku, Gashi, Denisson, Veliqi, Zabërgja.
Dukagjini: Haxhihamza, Merlaku, Shala, Basriu, Syla, Ahmeti, Hasanaj, Da Silva, Dallku, Chibueze, Jashanica.
Gjyqtarët: Shpetim Murtezi, Fatlum Jashair, Hekuran Osmani, Besfort Kasumi, Valbon Hoxha (VAR)
Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj
/Gazeta Olle/