BKT Superliga e Kosovës vazhdon sot me tri ndeshje në kuadër të xhiros së 20-të.
Do të zhvillohen tri takime shumë interesante, në Podujevë, Klinë e Drenas.
Padyshim që takimi kryesor do të zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku Prishtina është nikoqir i Ballkanit.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka mbetur mbrapa në garën për titull dhe kërkon fitore që të qëndrojë e qetë në tabelë.
Në anën tjetër Ballkani synon tri pikët për ta kaluar Dritën në renditje që është lidere.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 13:30.
Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Dukagjinit të Klinës dhe Drenicës.
Të dyja skuadrat synojnë mbijetesën dhe pikët në këtë sfidë janë jashtëzakonisht të rëndësishme.
Dueli i tretë i kësaj sfide është ai mes Feronikelit dhe Gjilanit.
Vendasit me një ekip shumë të ri presin Gjilanin që synon të rikthehet te fitoret dhe ta rimarrë pozitën e parë në tabelë.
Feronikeli – Gjilani 1-3
Përfundon ndeshja
88′ Goooool. Ibrahim Cervadiku realizon një gol të bukur për 1-3.
82′ Gooool. Edison Kçiku realizon nga distanca për 0-3.
80′ Goooool. Arbër Prekazi gjendet mirë në zonë dhe realizon për 0-2.
– Përfundon pjesa e parë
+2 Minuta shtesë
10′ GOOOOOOOOL Blerim Krasniqi shënon për mysafirët.
1′ Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare
Feronikeli: Feronikeli: Buqinca, Kastrati, Morina, Qorri, Kiqina, Cervadiku, Rexhepi, Xhylani, Kastrati, Seferi
Gjilani: Ymeri, Sorsa, Useini, Halili, Hoxha, Musolli, Torassa, Cale, Hajdari, Krasniqi, Kelmendi.
Dukagjini – Drenica 1-2
Përfundon ndeshja
89′ Goool. Dukagjini ngushton epërsinë në 1-2
– Përfundon pjesa e parë
+2 Mërlaku (Dukagjini) afër të shënoj në nga golat më të bukur këtë edicion, por Smakiqi në vend.
+3 Minuta lojë shtesë
45′ GOOOOOOOL Armend Abazi shënon golin e dytë për Drenicën.
18′ Mentor Zhdrella me një pasim maestral gjenë Mërlakun, por goditja përfundon jashtë.
6′ GOOOOOOOL Drenica kalon në epërsi në minutën e gjashtë, shënues Dior Zabërgja.
1′ Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare
Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Syla, Basriu, Hugo, Shabani, Zhdrella, Carioca, Gashi, Merlaku, Chibueze.
Drenica: Smakiqi, Lushtaku, Jashari, Bejta, Veliqi, Dervishaj, Thaqi, Zabergja, Hamiti, Uka, Abazi.
Prishtina – Ballkani 0-2
106′ GOOOL. Mevlan Zeka realizon për 0-2.
99 GOOOL. Ermal Krasniqi realizon për 0-1
91 Penallti për Ballkanin. Genc Nuza e rishikon për tetë minuta rastin në VAR.
73′ Karton i kuq për Prishtinën, ndëshkohet Oto John
57′ Besnik Krasniqi gjuan nga pika e bardhë dhe e humb penalltinë.
56′ Penallti për Prishtinën. Lumbard Dellova ndëshkohet me karton të kuq.
– Përfundon pjesa e parë
41′ Gripshi (Ballkani) godet fuqishëm, por Nika pret goditjen e tij.
27′ Armend Thaqi (Ballkani) me mundësi të mirë shënimi, topi godet shtyllën.
20′ Kalojnë 20-të minuta në Podujevë, lojë e varfër nga dy skuadrat
1′ Fillon ndeshja
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Nika, Krasniqi, Tomasevic, Mici, Abazi, Shabani, Boshnjaku, Tolaj, Hoti, Kryeziu, John
Ballkani: Frashërim Ar.Thaqi, Dellova, Hoxha, As. Thaqi, Kuc, Jashanica, Gashi, Gripshi, Baftiu, Krasniqi.
/Telegrafi/