Agjencia Zhurnal.mk.

Ballkani gjunjëzon Llapin, Gjilani fiton pastër ndaj Ulpianës, Drita mposhtet nga Drenica në udhëtim

Sot do të zhvillohen edhe tri super sfida të tjera, shumë të rëndësishme për skuadrat që dalin në fushë në BKT Superligë.

Padyshim që kryendeshja e kësaj xhiro do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani dhe Llapi si dy skuadra pretendente për titull përballen mes vete.

Ballkani aktualisht zë vendin e parë në tabelë 45 pikë, derisa Llapi është e katërta me gjashtë pikë më pak.

Ky takim do të gjykohet nga Genc Nuza, derisa fillon nga ora 13:30.

Gjysmë ore më parë luhen dy sfida tjera shumë interesante dhe të rëndësishme.

Drenica që po kalon formë të mirë pret Dritën e cila pas humbjes nga Ballkani synon të rikthehet te fitoret.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan, ku Gjilani pret Ulpianën, skuadër e cila ia ka shkaktuar humbjen e vetme këtë edicion bardhekuqve.


BKT Superliga:

Drenica 2 – 1 Drita

Përfundon ndeshja.

46’ GOOOOOOL: Marko Simonovski realizon me të filluar pjesa e dytë, ngushtohet rezultati.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45+2’ GOOOOOOOL: Kreshnik Uka realizon nga pika e bardhë, dyfishohet epërsia e Drenicë. 

45+1’ Penallti për Drenicën, Cuculi prek topin me dorë brenda zonës.

08’ GOOOOOOL: Fatlum Gashi realizon gol të bukur nga distanca, Drenica në epërsi. 

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Drenica: Smakiqi, Arrabal, Lushtaku, Thaqi, Kapra, Abazi, Gashi, Dushi, Hamiti, Uka, Zabërgja

Drita: Maloku, Limani, Balde, Cuculi, Bardhoku, Broja, Jashari, Namani, Muja, Ajzeraj, Simonovski


Gjilani 2 – 0 Ulpiana

Përfundon ndeshja.

77′ GOOOOOL: Shend Kelmendi realizon nga afërsia për 2-0.

54′ GOOOOOL: Gjilani kalon në epërsi me golin e Gerhard Prognit nga gjuajtja e lirë. 

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Ymeri, Sorsa, Halili, Useini, Hoxha, Dabiqaj, Musollo, Torasa, Kelmendi, Progni, Krasniqi.

Ulpiana: Ajeti, Rapuca, Shkalla, Emini, Lekaj, Shala, Rezi, Iran, Selimi, Santos.


Ballkani 1 – 0 Llapi

Përfundon ndeshja.

73’ GOOOOOOL: Ermal Krasniqi shënon gol të bukur, kalon Ballkanin në epërsi.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, As. Thaqi, Jashanica, Hoxha, Dellova, Kuc, Gashi, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Baftiu.

Llapi: Coric, Idrizi, Prenci, Neto, Peposhi, Ramadani, Krasniqi, Shabani, Selmani, Veliu, Shillova.

/Gazeta Olle/

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy