Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina pas një ecurie pozitive në garat evropiane tani iu kthehet garave vendore, ku do të kërkoj me çdo kusht triumfin në Superkupë, shkruan Gazeta Olle.
Ndërsa, llapjanët në këtë ditë shënojnë 90 vjetorin e themelimit dhe për dhuratë duan trofeun e Superkupës.
Janë publikuar formacionet zyrtare për këtë përballje.
Prishtina: Halimi; B. Krasniqi, Mici, Bekteshi, Vangjeli, Boshnjaku, Avdyli, E. Krasniqi, Hoti, Shabani, Kryeziu. Kryetrajner: Zekrija Ramadani
Llapi: Coric; Idrizi, Prenqi, Da Silva Neto, Emini, Shabani, Ramadani, Rivera, Maliqi, Sadriu, Shillova. Kryetrajner: Tahir Batatina.
Ky takim zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.
/Gazeta Olle/