Agjencia Zhurnal.mk.

Sunak: Do të rrisim taksat për t’i parandaluar kolapsin ekonomik

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka deklaruar se taksat e të gjithëve duhet të rriten për të parandaluar një tjetër kolaps ekonomik, sipas mediave të huaja.

“Kushtet ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar janë stabilizuar sepse njerëzit presin që qeveria të vendosë financat tona publike në një rrugë të qëndrueshme. Është detyrë e qeverisë ta arrijë këtë  dhe këtë do të bëjë kancelarja”.

Sunak tregoi gjithashtu se vendi mund të përballet me probleme ekonomike për vite me radhë, por se qeveria dëshironte të ulte taksat.

“Një pjesë e punës sonë nuk është vetëm të rivendosim stabilitetin në sistem, të cilën do ta bëjmë, por edhe të hedhim themelet që ekonomia të rimëkëmbet dhe të rritet.

Në fund të fundit, kjo është ajo që ne të gjithë duam të shohim.

Pra, me kalimin e kohës do të jemi në gjendje të ulim taksat e qytetarëve dhe të mbështesim shërbimet publike”.

Related posts

Vota e Malit të Zi kundër Kosovës tregon realitet të ri 

Xh M

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy