Agjencia Zhurnal.mk.

Sulmuan fizikisht policët, arrestohen dy të rinj nga Tetova

Shkup, 7 janar – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot pas mesnate janë arrestuar dy 19-vjeçarë nga Tetova pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanë goditur me veturë disa policë në detyrë.

Personat në fjalë janë arrestuar në fshatin Grupçin të Tetovës.

“Me datë 07.01.2022 në ora 00.30 në fshatin Grupçin të Tetovës, policia ka arrestuar O.M. (19) nga fshati Xhepçishtë i Tetovë dhe A.M. (19) nga fshati Poroj për shkak se kanë sulmuar fizikisht dhe me veturë “Volkswagen Lupo” me targa të Tetovës, që po drejtohej nga O.M., kanë goditur punonjësit e policisë të cilët po kryenin veprime zyrtare”, theksojnë nga MPB.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy