Agjencia Zhurnal.mk.

Sulmoi motrën dhe nipin e tij, arrestohet nga policia

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 41 vjeçarin M.H. i cili ishte denoncuar nga e motra për dhunë fizike. MPB punon në zbardhjen e plotë të rastit.

“Dje (27-nëntor) rreth orës 04:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 41-vjeçarin M.H. nga Gostivari, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga motra e tij 42-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht dhe lënduar atë dhe djalin e saj të mitur.

Sipas raportit, M.H. në sulm ka përdorur edhe mjet të mprehtë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Related posts

Tiranë, gjendet pa shenja jete një 24 vjeçar

D V

Arrestohet 23 vjeçarja nga Shuto Orizarja

Z.H

94 shoferë të sanksionuar në Shkup

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More