Agjencia Zhurnal.mk.

Sulmohet nga grerëzat, sulmuesi francez mungon në sfidën miqësore!

Sulmuesi i Lyonit, Aleksandre Lakazet mund të humbasë miqësoren e ardhshme parasezonale të klubit kundër Fejnordit, pasi u sulmua nga grerëzat gjatë kampit stërvitor.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, i cili u rikthye në ish-klubin e tij, Olimpik Lion, muajin e kaluar, aktualisht ndodhet në Holandë, ndërsa skuadra e Ligue 1, përgatitet për sezonin e tyre të ardhshëm. Por, Lakazet pati fat të keq, pasi u detyrua të largohej gjatë një seance stërvitore të fundit në Roterdam pasi u pickua nga një fole grerëzash.

Në fakt, sipas një raporti nga gazeta franceze “L’Equipe”, sulmuesi 31-vjeçar ishte viktimë e një grupi të grerëzave që e pickuan gjatë një vizite në një pyll pranë bazës së klubit. Shoku i skuadrës së Lakazet, Mousa Dembele, pësoi të njëjtin fat, por ai u rikuperua më shpejt se ish-lojtari i Arsenalit pasi u kthye në stërvitje të enjten. Kjo ka qenë një fushatë e vështirë parasezonale për një numër lojtarësh të Lionit.

Maksence Kakueret nuk do të marrë pjesë në fundjavë pas ndrydhjes së kyçit të këmbës dhe Korentin Toliso pritet të jetë jashtë përballjes me Fejnordit, me një problem në kyçin e këmbës.

Related posts

Klopp tregohet i sinqertë pas eliminimit nga Liga e Evropës: Atalanta e meritoi kualifikimin tutje

D V

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

D V

“Moment krenarie për të gjithë ne” – Gjimshiti flet pasi eliminoi Liverpoolin me Atalantan e tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy