Agjencia Zhurnal.mk.

Sulmi serb në veri të Kosovës, kërcënim për vetë Evropën

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka deklaruar nga Kuvendi i Shqipërisë se sulmi i grupeve terroriste serbe në veri të Kosovës është një kërcënim për vetë Evropën.

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të veprojnë tani për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosoës.

“Sulmi është një kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë me pasoja direkte për Evropën tonë të përbashkët.

Vrasja e një polici në krye të detyrës e bën më të dhimbshëm dhe më tragjik këtë akt agresioni.

Mbështetja dhe solidariteti ynë shkon për popullin dhe shtetin e Kosovës që sot po përballen me tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Republikën e Kosovës.

Ndërkohë që bëhen përpjekje për të ndërtuar një të ardhme evropiane të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, u shpreh Hasani gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ai bëri apel që autorët dhe organizatorët e këtij sulmi të vendosen përpara drejtësisë për mos lejuar përshkallëzimin e situatës.

“Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të nxirren sa më shpejt përpara drejtësisë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të situatës me pasoja të pakthyeshme.

Qetësimi dhe de-përshkallëzimi i situatës tani është kyç dhe e vetmja rrugë përpara. Duke shpallur ditë zie për agresorët Beogradi zgjodhi t’i fryjë zjarrit të një konflikti të armatosur”, theksoi Hasani.

Për këtë arsye, ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar se “ky është momenti që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të veprojnë qartë dhe në mënyrë të vendosur nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në veri të Kosovës”./RTSH

Related posts

Miratohet marrëveshja me Italinë për refugjatët dhe projekt-ligji për Zonat e Mbrojtura

Xh M

Pas arrestit shtëpiak, Berisha ‘ndëshkohet’ edhe nga Kuvendi: Nuk i paguhen…

Xh M

Protestat japin efekt, jo investimeve të huaja në Bundesligë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy