Agjencia Zhurnal.mk.

Sulmi seksual ndaj nxënëses në Kijevë, drejtori i shkollës për Periskopin rrëfen si ndodhi ngjarja

Një rast i rëndë në Kijevë të komunës së Malishevës është raportuar dje në Policinë e Kosovës. Bëhet fjalë për një sulm seksual ndaj nxënënes 14 vjeçare në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Kajtaz Ramadani’. Ekipi i Periskopit tashmë gjendet në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të marrin një deklaratë nga drejtori i shkollës…

 

Drejtori Bedri Toplani në një intervistë të shkurtër për Periskopin ka treguar detaje nga ngjarja.

”Rasti ka ndodhur dje. Nuk kam qenë prezent këtu. Së bashku me pedagogen. Ora ka qenë 12:5 kam marr telefonat nga kujdestari i ditës. Urgjent me ardh në shkollë. Hy në shkollë edhe vajza edhe ma treguan rastin, edhe ajo e dha deklaratën. E kam thirrë edhe punëtorin teknik. Po ai është punëtor më i përgjithshëm. Rasti ka ndodhur në orën e 5, vajza ka kërkuar me shku në banjo, qeshmet s’kanë punuar e ka thirrë atë me rregullu. Ka hi brenda e ka rregullu, krejt ka ndodhur 7 sekonda. I kemi këqyr kamerat vajza është parë duke shkuar shkallëve përpjet po nuk duket e shqetësuar’’, është përgjigja e drejtorit.

‘’Asnjëherë nuk kemi dyshime për punëtorin në fjalë. Ai është punëtor i vjetër’’, theksoi ai.

Pas denoncimit të rastit, në kuadër të veprimeve hetimore në praninë e prindit dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, është intervistuar vajza e mitur e cila ka deklaruar se e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa ajo ishte në banjën e shkollës. Aty ajo u përball me të dyshuarin i cili e sulmoi seksualisht 14-vjeçaren, duke bërë që ajo të kërkojë edhe ndihmë mjekësore.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Related posts

34 shtetas sirianë kapen brenda një furgoni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Z.H

Deklarohet Klinika e Gjinekologjisë pas dyshimeve për ndërrim të një foshnje

Xh M

SHBA ndan 3.8 milion dollarë për Kosovën

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More