Agjencia Zhurnal.mk.

Sulmi kibernetik i Iranit, në Tiranë zbarkon ekipi i NATO-s

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemeve online të qeverisë shqiptare ka sjellë në Tiranë një ekip të NATO-s, për asistuar qeverinë në nivel politik e teknik.

 

Kreu i delegacionit, James Appathurai, gjatë konferencës me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, dha mbështetjen në emër të aleancës.

“Të gjitha vendet e NATO-s e njohin sulmin që i është bërë Shqipërisë dhe sigurisht e mbështesin atë në këtë drejtim. Unë dhe ekipi im kemi ardhur këtu për disa arsye të ndryshme, por fillimisht arsyeja kryesore është për të parë situatën dhe për të bërë një koordinim të aleatëve dhe zyrave qendrore të NATO-s në lidhje me sulmin kibernetik që ka ndodhur, për të parë nevojat afatgjata që i nevojiten Shqipërisë për të ndërtuar një rrjet mbrojtjeje ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe Shqipëria po bën hapa përpara në këtë fushë.”,- tha zëvendës-ndihmës-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, James Appathurai.

Ministri Peleshi tha se qëllimi i vetëm i Iranit ka qenë shkatërrimi i sistemit të shërbimeve qeveritare online.

“Aleatët tanë dënuan ashpër sulmet dhe dolën krah Shqipërisë nëpërmjet deklaratave të ndryshme apo dhe me afrimin e asistencës së specializuar në fushën kibernetike. Këto sulme kanë treguar se nuk mund të jemi të mbrojtur në mënyrë  permanente, por duhet të jemi vigjilentë dhe të aftë të mbrojmë infrastrukturën dhe teknologjitë e informacionit të vendit tonë duke investuar më shumë në drejtim të luftës kibernetike.”,- u shpreh ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ekipi i NATO-s pritet të ketë takime edhe me përfaqësues të institucioneve të tjera dhe vizita vjen pas Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të një ditë pas komunikimit të kryeministrit, Edi Rama, me sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Related posts

Aksidenti i 22 Gushtit kthehet ne tragjedi, pas të birit ndërron jetë edhe nëna

Xh M

Rezoluta për Srebrenicën, Berisha: Rama habiti botën, e urdhëroi Vuçiq

D V

Kryeministria: Të dhënat e qytetarëve janë të paprekura

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More