Agjencia Zhurnal.mk.

Sulmi i dyshuar seksual ndaj nxënëses në Kijevë, drejtori jep versionin e tij

Bedri Toplana, drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ku sot një nxënëse raportoi se një punonjës i shkollës e kishte sulmuar seksualisht e ka dhënë versionin e tij se si kishte rrjedhur ngjarja.

 

“Rasti kishte ndodh në orën e pestë. Vajza ka kërku leje prej mësueses në klasë me shku në banjo. Dhe, shkon në banjo. Banjo është poshtë, hyn brenda, nuk punojnë çeshmet. Një klasë ma andej vajza shkon dhe e thirr punëtorin teknik, del, vjen te hyrja tjetër, e lëshon ujin, mirëpo çeshmet janë defekt edhe ka pasur vajza me i pastru durt, por nuk ka punuar”, thotë Toplani për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ka hy brenda, e ka rregullu edhe krejt ka ndodh 7 sekonda në bazë të kamerave që janë vërtetu sipas policisë, edhe ka dalë. Del punëtori teknik, shkon në vendin ku ka qenë t’u punu. Vajza del, kamerat ndalen por pastaj e zënë duke u ngjitur në katin e dytë, shkon në klasë. Mas asaj ore e lajmëron rastin te kujdestari i ditës Rasimi dhe te arsimtarët tjerë”.

Related posts

Abdixhiku: Mbështesim institucionet e Kosovës, reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran

Xh M

Demaskohen grafitet e propagandës serbe në Kosovë, reagimet nga Prishtina, Çitaku: Mësojini agjentët tuaj ta shkruajnë drejt UÇK

D V

BE nuk arrin konsensus për vizat me Kosovën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More