Agjencia Zhurnal.mk.

Sulmet e hakerëve, ekspertët: Çështja e sigurisë të meret në dorë nga persona kompetent

Shkup, 18 Shtator – Reklamë për atlete në faqen e internetit të institucioneve. Hakerët bënë të mundur shitjen e produkteve. Së fundmi është hakuar edhe faqja e Ministrisë së Arsimit.

 

Në epokën dixhitale, sulmi ndaj faqeve zyrtare është sulm ndaj shtetit, thotë komunikologu Bojan Kordalov dhe vë në dukje edhe rreziqet.

“Shumica e informacionit sot të cilat arijnë gjat punës, arijnë shpejt përmes onlajn mediave, veçanërisht përmes faqeve të internetit. Gjëja e dytë që duhet t’i kujtojmë vazhdimisht vetes është që të kontrollojmë informacionin zyrtar, të besueshëm të dhënë nga institucionet, kur bëhet fjalë për lajmet online pikërisht në faqet e tyre të internetit dhe gjëja e tretë pamundësia e komunikimit, do të thotë pengesë në funksionimin e vetë një institucioni dhe të gjithë shtetit” – tha komunikologu Bojan Kordalov.

Pasojat mund të jenë vjedhja e të dhënave personale, bazave të të dhënave, data baza, përkatësisht, të dhënave që mbahen për përdoruesit, për secilin prej nesh, aftësia për të marrë informacion cilësor dhe të shpejtë.

Periudha e gjatë e sulmeve tregon një anë të dobët të shtetit, se nuk ka plan dhe strategji për t’u marrë me të, thotë Kordalov.

“Duhet të punësosh njerëzit më të aftë dhe më të mirë që punojnë në IT, sepse çështja e sigurisë së IT-së apo e sigurisë në internet është një çështje serioze. Shembulli ishte me bankat, të cilat realisht punësojnë dhjetëra njerëz, por punësojnë edhe shumë kompani që kujdesen për sigurinë e pagesave online, me qëllim që mos të ketë pengesa, për të pasur siguri dhe besimin në atë sistem” – u shpreh Kordalov.

Sulmet online janë të zakonshme, por ato tregojnë nevojën që vendet ta marrin seriozisht sigurinë e tyre kibernetike. Në pamundësi për t’u përballur me një sulm të tillë, Shqipëria kërkoi së fundmi asistencën e ekspertëve të huaj. (

Related posts

Nga Ukraina deri më tani janë evakuuar rreth 120 qytetarë të Maqedonisë

Z.H

Begaj nga Sllovenia: Zgjerimi i BE, çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen

Xh M

Nga Shqipëria deri në Francë, ja vendet që mund të udhëtojmë pa Çertifikatë dhe test

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More