Agjencia Zhurnal.mk.

Sulm me thikë në tren në Gjermani: “Disa të plagosur”!

Policia gjermane njoftoi se ka pasur një sulm me thikë në një tren në landin jugor të Bavarisë, ku një sërë personash kanë mbetur të plagosur.

 

Kur ndodhi ngjarja, treni lëvizte në afërsi të qyteteve të Regensburgut dhe Nurembergut. Forcat e rendit kanë arritur të prangosin agresorin, e sipas tyre, kërcënimi që ai përbënte për njerëzit, mbyllet këtu.

Nuk ka ende shumë detaje mbi incidentin, por një zëdhënës i policisë tha se ishin njoftuar fillimisht nga një telefonatë.

Hetuesit për momentin e kanë përjashtuar pistën e terrorizmit.

Autoritetet e ndaluan trenin në qytetin Seubersdorf, ndërsa e gjithë linja hekurudhore u mbyll. Sipas zëdhënësit të Deutsche Bahn, për momentin trenat atje nuk kanë lëvizur nga stacionet.

Related posts

Asnjë vend nuk e ka marrë një vendim të tillë më parë: Italia miraton masat më të rrepta në botë për COVID-19

D V

Një miliarder rumun me familjen vdesin nga rrëzimi i avionit

D V

Humbi zgjedhjet rajonale, Le Pen rizgjidhet sërish në krye të Rally Nacional

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More