Agjencia Zhurnal.mk.

Sulm me lëndë shpërthyese kundër ambasadës shqiptare në Greqi? Hakerat publikojnë dokumentin sekret

Një tjetër dokument i rëndësishëm është publikuar nga “Homeland Justice” me të dhëna sekrete, rreth një sulmi të mundshëm, që ishte planifikuar të bëhej ndaj ambasadës shqiptare në Greqi.

 

Ky dokument i është dërguar Ambasadës Amerikane në Shqipëri, zyrës për çështjet rajonale, më datë 25 prill të 2021 ku thuhet se ishte sekret me një “afat klasifikimi” prej 15 vitesh.

Në dokument thuhet se Drejtoria e Antiterrorit në datë 23.04.2021 është informuar nga shërbimet inteligjente në vend se ndaj Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, Greqi, ka indicie të pakonfirmuara se në datë 25 prill 2021, një grup shtetas shqiptarë prej katër personash kanë planifikuar të realizojnë/ndërmarrin një sulm me lëndë shpërthyese (ka dyshime se lënda shpërthyese është e llojit dinamit), ndaj selisë së ambasadës tonë në atë qytet.

Nuk jepen të dhëna të tjera për kohën e saktë, mënyrën e realizimit apo motivin e kësaj ngjarje.

Më marrjen në dijeni të këtij informacioni nga ana e policisë së shtetit shqiptar, thuhet se janë kryer një sërë verifikimesh që kanë të bëjnë me saktësimin e gjeneraliteteve të personave të dyshuar, vendndodhjen e tyre aktuale, informacionet që kanë të bëjnë me përfshirjen e tyre në aktivitete kriminale përfshirë dhe ato më karakter terrorist, numra telefoni si dhe çdo të dhënë tjetër me interes me qëllim parandalimin e ndonjë akti të mundshëm kriminal ndaj Ambasadës shiqptare, personelit që punon aty, si dhe dokumentimin e aktivitetit kriminal për të cilin bën fjalë ky informacion.

Më herët ditën e sotme u bënë publike dokumenta të tjera sekrete, ndër to të dhënat biometrike,  të gjitha hyrje-daljet nga vendi të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit Gledis Nanos dhe e-maile sekrete të ish-drejtorit për çështje të “nxehta”.

Related posts

Qytezë e re në Thumanë për familjet e dëmtuara nga tërmeti

D V

Çmimet e larta mbyllin bizneset në Shqipëri, rreth 15 çregjistrohen çdo ditë

D V

“Je një shpifës publik”, gazetari merr vendimin drastik për Sali Berishën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More