Agjencia Zhurnal.mk.

Sulm me armë zjarri në Krujë, plagosen dy persona

Një ngjarje me dinamikat ende për t’u sqaruar ka ndodhur sot në Nikël.

Rreth orës 18:00 dy persona janë paraqitur në Spitalin Ushtarak të Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore.

Bëhet fjalë për shtetasin Gentian Bejtja, rreth 41-vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Niklës, teksa ndodhej në automjetin e tij.

Bashkë me të, ndodhej edhe 31-vjeçari Klodjan Stafuka, i cili u dëmtua pas një aksidenti që i ndodhi mjetit, i cili doli nga rruga.

Dy personat nuk janë të panjohur për forcat e rendit. Bejtja dhe Stafuka u akuzuan për vjedhjen e veturës së përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./A2 CNN

Related posts

Policia shqiptare arreston policë e biznesmenë të përfshirë në trafikimin e emigrantëve

Xh M

Fundjava është për plazh! Temperaturat do të rriten deri në 31 gradë, java tjetër do të jetë…

Xh M

Arrestimet në bashkinë e Tiranës, Shabani: Komision hetimor për skandalin dhe për emërimet e drejtorëve në institucion

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy