Agjencia Zhurnal.mk.

Sulm me armë në Jerusalem, numërohen 8 viktima dhe disa të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë nga të shtënat në një sinagogë të Jerusalemit Lindor të premten mbrëma, raportoi Jerusalem Post.

Agjencia izraelite Magen David Adom (ekuivalenti i Kryqit të Kuq) tha se të paktën dhjetë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Dëshmitarët okularë raportuan se sulmuesi filloi të qëllonte teksa njerëzit po dilnin nga sinagoga.

Të paktën pesë nga viktimat, një grua dhe katër burra, tha një anëtar i Magen, ishin tashmë të vdekur kur mbërritën shpëtimtarët.
Tre të plagosur të tjerë janë dërguar në gjendje kritike.
Sulmuesi u “neutralizua” teksa po përpiqej të arratisej, tha agjencia, pa detaje të mëtejshme.

“Disa të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Neve Ya’akov në Jerusalemin Lindor”, thuhet në deklaratën e parë duke iu referuar një sulmi terrorist.

Related posts

Ministri polak i Mbrojtjes: Kriza kufitare me Bjellorusinë mund të zgjasë me muaj

N E

Irani pranë bombës bërthamore, eksperti jep alarmin: Shtetet që rrezikohen

Xh M

Erdogan urdhëron që të hetohet rënia e lirës turke

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More